Showbiz

Organizatorët largojnë Travis Scottin nga lista e performuesve të “Coachella 2022”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Mediat e huaja kanë raportuar se, Travis Scotti, është larguar në lista e performuesve të festivalit muzikor “Coachella 2022”, pas tragjedisë së muajit të kaluar e cila ndodhi në festivalin e reperit “Astroworld”, dhe ku mbetën të vdekur 10 persona e qindra të tjerë të lënduar.

Sipas raportimeve të fundit, , Jim Curtis, menaxher i shërbimeve komunale të qytetit Indio, ku mbahet festivali tradicional, ka deklaruar se Scott nuk do të performojë në edicionin e ardhshëm të festivalit.