Showbiz

Ronaldo e Rodriguez në pritje të një vajze e një djali

Foto: AP
 

Lojtari i Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë bërë të ditur të enjten gjininë e binjakëve që po presin, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin në mënyrën më të ëmbël, teksa kanë shpërndarë një video familjare të fëmijëve të tyre më të mëdhenj, me djemtë në njërën anë dhe vajzat nga ana tjetër.