Nicolas Cage dhe Riko Shibata janë duke i shtuar familjes një fëmijë.
Çifti është në pritje të fëmijës së parë, ka bërë të ditur për “People” një përfaqësues i tyre.
Ky do të jetë fëmija i tretë i Cage-it, pasi ai tashmë është baba i djalit Kal-El Coppola 16 vjeç dhe Weston Coppola 31 vjeç, nga lidhje të mëparshme.
Cage 57-vjeçar është kurorëzuar me bashkëshorten e tij në një ceremoni shumë intime në Las Vegas, më 16 shkurt të vitit të kaluar, në nder të ditëlindjes së babait të tij.
Çifit është njohur në Shiga të Japonisë, përmes shoqërisë së përbashkët, derisa Cage ishte duke xhiruar për filmin “Prisoners of the Ghostland”.
Dyshja më pas publikoi fotografinë e tyre të parë, për revistën Flaunt, e cila u publikua në ballinë të saj, në tetor të vitit 2021.
Muajin pasues, dyshja kaluan në tapetin e kuq të festës GQ Men of the Year 2021 në West Hollywood.
Cage dhe Shibata, 27 vjeç, e cila është gjithashtu aktore, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq korrikun e kaluar në premierën e filmit të Cage, “Pig”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.