Showbiz

Grupi “Maneskin” që e fitoi garën “Eurovision 2021” do të performojë në “SNL”

 

Rokerët italian, “Måneskin”, do ta shfaqen si mysafirë muzikor në edicionin e radhës së shout humoristik, “Saturday Night Live”, dhe i cili do të prezantohet nga aktori Will Forte. Ky i fundit karrierën si komedian e kishte filluar pikërisht si pjesëtarë i kastës së aktorëve të këtij emsioni, që është një ndër më të shikuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi “Måneskin” i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio, e fitoi garën evropiane të këngës “Eurovision” në vitin 2021, me këngën e shndërruar tashmë në hit, “Zitti e buoni.”