Showbiz

Kënga e re e Lana Del Rey debuton në episodin e radhës të serialit “Euphoria”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja e famshme amerikane, Lana Del Rey, do ta prezantojë për herë të parë këngën e saj të re, “Watercolor Eyes”, në episodin e kësaj jave të serialit “Euphoria”.

Adhuruesit e yllit të hitit “West Coast” kishin spekuluar se Del Rey e ka incizuar një këngë për një episod të dramës për tinejxherë të kanalit HBO. Dhe tani në trailerin e sezonit të dytë të serialit, janë përfshirë disa fragmente të këngës në fjalë. Episodi i tretë i shout shumë të ndjekur transmetohet më 23 janar.