Showbiz

Dua Lipa zotohet se gjithmonë do ta ngritë zërin: Kosova është shtet

 

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është zotuar se gjithmonë do ta ngritë zërin për çështjen e vendlindjes së saj dhe kundër mohuesve të shtetit të Kosovës. Në një intervistë për “Wall Street Journal Magazine”, Lipa ka folur për komentet politike që i merr për shtetin ku kaloi një pjesë të fëmijërisë.

“Lexoj shumë komente nga njerëzit që më thonë se unë s’kam shtet, s’kam identitet, Kosova nuk ekziston”, ka thënë ajo. “Unë kam jetuar në Kosovë, di për jetët që janë humbur. Që dikush të ma mohojë identitetin tim dhe përjetimet e mia, është vështirë të rri e të mos flas për këtë. Andaj kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”.