Showbiz

Queen Latifah foli për largimin e Chris Nothit nga shou “The Equalizer”

 

Ylli i hollywoodit, Queen Latifah e pranon se për të, është ende i pabesueshëm largimi i aktorit Chris Noth nga seriali, “The Equalizer”.

Aktori i serialit hit “Sex and the City”, Chris Noth është përjashtuar nga seriali i ri i kanalit CBS, ku Latifah e luan rolin kryesor, kjo pas përfshirjes së tij në një skandal me ç’rast disa gra e kanë akuzuar publikisht për sulm seksual. Ndërsa, kolegia e tij po e përshkruan gjithë këtë situatë si mjaft delikate.