Showbiz

Janet Jackson mohon zërat se kishte fëmijë me James DeBarge

Foto: Keystone Press
 

Janet Jackson i ka mohuar zërat se ajo kishte një fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, James DeBarge në vitet 1980.

“Nuk do të mund ta mbaja kurrë një fëmijë larg Jamesit. Si mund ta mbaja larg fëmijën prej babait të tij? Nuk do ta bëja kurrë këtë. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë Jackson, 55-vjeçare, në dokumentarin për jetën e saj.