Showbiz

Georgina Rodriguez: Shkova në punë me autobus dhe u ktheva në shtëpi me Bugatti

Foto: Cristiano Ronaldo/Facebook
 

Georgina Rodriguez ka rrëfyer së fundmi se ka qenë duke punuar si asistente e shitjes në dyqanin e një prej firmave të famshme të veshjeve, kur ka takuar ikonën e futbollit, Cristiano Ronaldon.

“Kam kaluar nga shitja e markave luksoze në veshjen e tyre nëpër tepihët e kuq të ngjarjeve më të mëdha botërore”, është shprehur Georgina, e cila është bërë subjekt i serive të reja të Netflix, të titulluara “I Am Georgina”.