Showbiz

Djali i reperit Drake e mëson atë të flasë frëngjisht

 

Reperi i njohur kanadez, Drake, i ka pushtuar rrjetet sociale me shpërndarjen e një videoje të lezetshme, ku ai shihet duke e bërë një bashkëbisedë qesharake me djalin e tij, Adonis. 

Në videon e postuar në Instagram, Adonisi e pyet nëse reperi do të bëhet më i madh se ai, për çka Drake i përgjigjet: “Nuk mendoj, sepse ti je shumë i gjatë. Por a mendon se ti do të jesh më i madh se unë?” dhe Adonisi i përgjigjet: “Po! Do të bëhem i vjetër”.