Dokumentari i ri “Soy Georgina” thyen rekorde të shikueshmërisë
“Soy Georgina” është dokumentari i ri që po thyen rekord shikueshmërie në Netflix. Ai flet për Georginan Rodriguez, partneren e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo.
Qysh në episodet e para rrëfen se si i ka ndryshuar jeta, nga një shitëse butiku në gruan e burrit me më së shumti ndjekës në botë.
Tashmë ajo në llogarinë e saj po ashtu ka mbi 32 milionë ndjekës.
Dokumentari disa episodesh u paralajmërua qysh në fillim të vitit e menjëherë zgjoi kureshtjen e publikut.
“Gjithçka rreth historisë sime, ngjarjet në tapetin e kuq e ballinat në revista prestigjioze. Të gjitha këto do të vijnë më 27 janar”, kishte shkruar ajo.
Me të lansuar për pak ditë arriti të thyej rekord shikueshmërie. “Soy Georgina” arriti të hyjë në top dhjetëshen e dokumentarëve më të shikuar për vetëm një ditë.
Vëmendje të madhe mori edhe ditëlindja e 28-të e Rodriguezit, të cilën e festoi në lindjen e mesme. As surprizat nga futbollisti nuk munguan kur njëra nga ndërtesat më të mëdha në Dubai mori pamjen e saj.
Patjetër që të gjitha detajet u ndanë me fansat në Instagram.
28-vjeçarja është shtatzënë për herë të dytë dhe kësaj radhe ka thënë se po pret binjakë. Ajo dhe Ronaldo kanë edhe një fëmijë tjetër, derisa së bashku i rrisin edhe 3 fëmijët e tjerë të futbollistit të cilët Georginan tashmë e thërrasin nënë.