Showbiz

Rolling Stones shënon 60-vjetorin me turneun e parë pas vdekjes së Charlie Watts

 

Grupi i njohur i muzikës rok, Rolling Stones, do të nisin turneun e tyre të parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga vdekja e Charlie Watts.

Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të performojnë këtë verë me koncerte në Mbretërinë e Bashkuar për të shënuar 60-vjetorin e tyre në muzikë, me një album të ri që kanë paralajmëruar se do të vijë për këtë vit historik të tyre.