Showbiz

U shpallën fituesit e çmimeve “Film Independent Spirit Awards”

 

Filmat “The Lost Daughter”, “Drive My Car” dhe “Summer of Soul”, ishin ndër fituesit kryesor në edicionin e 37-të të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Film Independent Spirit Awards”.

Ngjarja e cila u prezantua nga çifti i njohur i Hollywoodit, Nick Offerman dhe Megan Mullally, zuri vend të dielën mbrëma më Santa Monica kurse u transmetua në kanalet televizive, AMC dhe IFC.