Showbiz

Billie Eilish dhe grupi “BTS” në mesin e performuesve të ceremonisë “Grammy”

 

Yjet e njohur të muzikës, Billie Eilish, Lil Nas X dhe grupi nga Korea Jugore, “BTS”, do të jenë ndër performuesit e ceremonisë së sivjetme të ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Ngjarja më e rëndësishme në industrinë e muzikës pritet të mbahet në më 3 prill në Las Vegas, dhe Akademia e Regjistrimit e cila gjendet prapa organizimit të saj, tashmë i ka bërë të ditur emrat e disa prej artistëve të konfirmuar si performues të mbrëmjes, si Billie Eilish, Lil Nas X, grupi “BTS”, dyshja “Brothers Osborne”, Olivia Rodrigo, Brandi Carlile dhe Jack Harlow. Pritet të shihet nëse kësaj liste do t’i shtohen edhe më shumë emra të yjeve të muzikës.