Showbiz

Rita Ora e mërzitur: Isha në tualet në momentin kur Smithi goditi Rockun

Foto: AP
 

Rita Ora është shprehur e mërzitur që nuk ishte prezentë në sallë, në momentin kur aktori Will Smith kishte goditur me shuplakë prezantuesin, Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, të dielën e kaluar në Los Anxhelos.

Këngëtarja kosovare e cila ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika Waititi, ka thënë se i vjen keq që nuk ishte në atë moment aty për të parë atë që ka ndodhur.