Showbiz

Saldana, nervoze për vazhdimin e Avatarit

 

Aktorja Zoe Saldana ka thënë se është në stres që vazhdimi i shumëpritur “Avatar: The Way of Water” do të publikohet sivjet.

Aktorja 43-vjeçare do ta përsërisë rolin e Neytirit në epikën e ardhshme fantastiko-shkencore “Avatar: The Way of Water” dhe pranon se është “stresuese” që filmi i shumëpritur i James Cameronit më në fund do të dalë në kinema në fund të këtij viti.