Showbiz

Kendrick Lamar befason fansat me lansimin e një kënge të re

Foto: AP/Associated Press
 

Vetëm pak ditë para lansimit të albumit të radhës, “Mr. Morale & The Big Steppers”, reperi i njohur amerikan Kendrick Lamar i befasoi fansat me publikimin e një kënge të re, raportoi të hënën portali “Billboard”.

Me titull “The Heart Par 5”, kënga vjen e shoqëruar me një videoklip të thjeshtë por mjaft interesant të punuar nga reperi dhe Dave Free. E veçanta e klipit është se në të, fytyra e Lamarit shndërrohet në disa personalitete të famshme, si O.J. Simpson, Kanye West, Jussie Smollett, Kobe Bryant, Will Smith dhe Nipsey Hussle. Ende nuk dihet se pse reperi i ka përzgjedhur pikërisht këta yje për t’i përfshirë në klip, por duke qenë se disa prej tyre janë të personalitete kontroverse, fansat kanë filluar të spekulojnë se prapa veprimit të Lamarit fshihet ndonjë mesazh i fshehtë.