Showbiz

Cardi B dhe të famshëm të tjerë reaguan ndaj sulmit me armë zjarri në Buffalo

 

Cardi B dhe të famshëm të tjerë kanë reaguar publikisht ndaj sulmit masiv me armë zjarri në Buffalo të New Yorkut, ngjarje kjo e cila ndodhi të shtunën (14 maj).

“Sulmuesit masiv nuk janë të sëmurë mendorë. Ata kanë mentalitet të keq. Mendimet e mia janë me njerëzit në Buffalo dhe gjithë komunitetin e afrikano-amerikanëve. Teoria e zëvendësimit është retorikë e keqe. Nuk ka asgjë më pikëlluese se ta shohësh këtë lloj urrejtje të ushtruar mbi civilët paqësorë, që thjeshtë po e kalojnë një ditë të zakonshme”, shkruhej në postimin e reperes në Twitter.