Dëshpërimi i rusëve në momentin kur Ukraina u shpall fituese e Eurovisionit [VIDEO]
Në “Eurovisionin” e sivjetmë, Rusia nuk u lejua të marrë pjesë për shkak të agresionit në Ukrainë, e si për “inati” të rusëve, fitues i garës evropiane të këngës, doli pikërisht përfaqësuesi i Ukrainës.
Kjo natyrisht nuk është pritur mirë nga rusët, të paktën kështu tregon një video e postuar në rrjetet sociale.
Në një video disa-sekondëshe shihet një grup rusësh duke pritur fundin e votimit në Eurovision. Pas shpalljes së Ukrainës fituese, në video shihen rusët e dëshpëruar, e shumë prej tyre duke bërtitur nga inati.
Edicionin e 66-të të Eurovisionit e fitoi grupi ukrainas Kalush Orchestra. Kënga ishte përzgjedhur para se të niste lufta në Ukrainë.