Amber Heard pretendoi se fotografia që tregon Johnny Deppin me sytë e nxirë është bërë me “photoshop”, raportoi FemaleFirst të martën.
Aktorja 36-vjeçarja në gjyqin që po vazhdon të mbahen në rastin me ish-bashkëshortin, ku ajo po kundërpadit atë pasi Depp e paditi fillimisht për mashtrim për një artikull në vitin 2018 ku shkroi se ishte viktimë e dhunës në familje.
Pasi iu prezantua një fotografi nga muaji i mjaltit të çiftit më 2015, Heard tha: “E kam parë këtë fotografi më herët, dhe ai nuk është i lënduar në të. Kjo është me photoshop”.
Heard pretendon se Depp e ka goditur shuplakë në fytyrë, e ka kapur nga fyti dhe e ka shtyrë atë për muri gjatë muajit të mjaltit.
Megjithatë, avokatja e Deppit, Camille Vasquez, kundërshtoi këtë version.
Heard ka thënë se situata e ka çuar atë në humbje të marrëveshjes me L’Orealin, ndërsa ajo përballet edhe me një peticion që të largohen nga “Aquaman and the Lost Kingdom”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.