Showbiz

New Yorku nderon legjendën e repit

 

Legjenda e repit i lindur në Brooklyn - i cili u qëllua për vdekje me armë nga një i panjohur në mars 1997, në moshën 24-vjeçare – The Notorious B.I.G. do të kishte festuar ditëlindjen e tij më 21 maj dhe për të shënuar këtë rast, ndërtesa “Empire State Building” do të ndryshojë ngjyrën e dritave të saj në kuq e bardhë, me një kurorë që rrotullohet në direkun e saj për të nderuar yllin ikonë.

Një ceremoni e veçantë do të mbahet gjithashtu në ndërtesë më 20 maj, ku një mori miqsh dhe bashkëpunëtorësh - përfshirë Lil Kim, Lil' Cease dhe Voletta Wallace, nëna e reperit - do të mblidhen për të kujtuar legjendën e repit dhe për të festuar trashëgiminë e tij, raportoi FemaleFirst të martën.