Showbiz

Sarah Jessica Parker i ka ndërprerë kontaktet me aktorin Chris Noth

 

Ylli i kinematografisë, Sarah Jessica Parker, nuk ka folur me kolegun e saj, Chris Noth, prej se u bënë publike akuzat për sulm seksual kundër tij, raportoi portali “Female”.

Dy aktorët e portretizuan çiftin Carrie Bradshaë dhe Mr. Big në serialin “Sex and the City”, dy filmat vazhdues dhe në sezonin e parë të serialit të ripërpunuar, “And Just Like That...”, deri në momentin që disa gra e akuzuan publikisht Nothin për sulm seksual, dhe kështu personazhi i tij në projektin e famshëm televiziv vdes.