Showbiz

Miranda Kerr dhe Evan Spiegel ua shlyejnë borxhin e shkollimit 285 studentëve

 

Supermodelja Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj miliarder, Evan Spiegel, ia ndryshuan jetën 285 studentëve duke ua shlyer borxhin e studimeve në kolegj.

Kështu çifti i famshëm ua bëri edhe më të veçantë ditën e diplomimit studentëve të kolegjit për art dhe dizajn “Otis” në Los Angeles. Veprimi i tyre bamirës nuk ishte vetëm bujar, por në një çast të vetëm ua ndryshoi gjendjen financiare plotë 285 studentëve të sapodiplomuar.