Showbiz

Disenjatori thotë se ishte gabim i madh që Kim Kardashian veshi fustanin e Marilyn Monroes

Foto: CNN
 

Bob Mackie, disenjator i cili vizatoi skicën e fustanit i veshur një herë nga Marilyn Monroe, ka thënë se “ishte gabim i madh” për Kim Kardashianin ta vishte atë këtë vit në Met Gala, shkroi CNN të enjten.

Mackie punoi si artist skicash për Edith Head dhe Jean Louis, për të cilët ilustroi fustanin e veshur nga Monroe kur ajo këndoi “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedyn më 1962.