Showbiz

Dasma e çiftit, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, zuri vend të dielën në Itali

 

Ylli amerikan Kourtney Kardashian dhe bateristi i njohur i bendit “Blink-182”, Travis Barker, e kanë mbajtur dasmën e shumëpritur në vilën historike “L’Olivetta” në Portofino të Italisë.

Ceremonia unike dhe plot stil zuri vend të dielën (22 maj) në pronën e disenjatorëve, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, në praninë e familjes dhe disa miqve të ngushtë. Pas dasmës tradicionale, festa vazhdoi në kështjellën e shekullit 16-të “Castello Brown”, raportoi të hënën portali “Bollywood Life”.