Showbiz

“Aerosmith” anulon koncertet, Steven Tyler në rehabilitim

Foto: AP/Associated Press
 

Bendi i njohur i muzikës rok, “Aerosmith”, i ka anuluar disa koncerte të planifikuara në Las Vegas, kjo pasi vokalisti Steven Tyler është detyruar të regjistrohet në qendër rehabilituese.

Ylli i njohur i muzikës ka qëndruar larg drogave për më shumë se një dekadë, por iu kthye përdorimit të tyre pas marrjes së ilaçeve kundër dhimbjes, të cilat ia kishte përshkruar mejku pas një operacioni në këmbë, raporton BBC-ja.