Showbiz

Trofeu i “Eurovisionit” në ankand, paratë do të shkojnë për ushtrinë ukrainase

Foto: AP
 

Grupi muzikor ukrainas folk-rep “Kalush Orchesta”, i cili fitoi “Eurovisionin” e sivjetmë, ka bërë të ditur se do ta vë në ankand trofeun, për të rritur fondet për ushtrinë ukrainase.

Oleh Psiuk, vokalisti i grupit, ka bërë të ditur po ashtu, përmes Instagramit, se e ofron për shitje kapelën e tij ngjyrë rozë, bashkë me nënshkrimin e tij, raportoi CNN-i të mërkurën.