Showbiz

Johnny Depp e quan të rreme dhe çmenduri dëshminë e Amber Heardit

Foto: AP
 

Johnny Depp po qëndron i palëkundur në pretendimet e tij, se dëshmia e ish-bashkëshortes, Amber Heard, në gjyqin e tyre për shpifje, është e gjitha e rreme.

Teksa u kthye në tribunë të mërkurën, aktori tha në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia, se ai asnjëherë nuk ka kryer dhunë seksuale dhe as abuzim fizik ndaj dikujt.