Showbiz

Amber Heardi e përfundon dëshminë duke kërkuar nga Deppi “që ta lërë rehat”

Foto: AP
 

Amber Heard u tha gjyqtarëve të enjten se një fushatë ngacmimi e zhvilluar kundër saj nga ish-bashkëshorti, Johnny Depp e ka lënë atë të poshtëruar dhe të frikësuar për jetën e saj nga kërcënimet e shumta me vdekje, dhe tha se ajo thjesht dëshiron që "Johnny ta lërë të qetë".

Heard ishte dëshmitarja e fundit në gjyqin gjashtë-javor pasi Deppi ngriti ndaj saj padi për shpifje.