Showbiz

Matthew McConaughey viziton qytetin e lindjes Uvalde, pas të shtënave në shkollë

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i kinematografisë, Matthew McConaughey, e vizitoi qytetin e tij të lindjes Uvalde në Texas, pas tragjedisë në një shkollë fillore me ç’rast një 18-vjeçar shtiu me armë zjarri dhe i la të vdekur 19 fëmijë dhe 2 mësuese.

Vizita e aktorit, i cili 12 vjetët e para të jetës i ka kaluar në këtë qytet dhe nëna e së cilit ishte mësuese në një shkollë lokale, kishte për qëllim ta ngushëllojë komunitetin, raporton portali “NME”.