Showbiz

R Kelly meriton 25 vjet burgim, thonë prokurorët

 

R Kelly, superylli i R&B i njohur për këngën e tij “I believe I can fly”, meriton të paktën 25 vjet burgim për abuzim seksual të grave dhe vajzave, thanë prokurorët përpara dënimit të tij që jepet më vonë këtë muaj, raportoi The Guardian.

Një juri e New Yorkut e shpalli Kellyn fajtor për shantazh dhe shumë akuza të tjera vitin e kaluar në një gjyq për trafikim seksual. Prokurorët pretenduan se menaxherët dhe ndihmësit që ndihmuan Kellyn të takonte vajzat - dhe t'i mbante ato të bindura ndaj tij - përbënte një sipërmarrje kriminale.