Showbiz

Netflixi ripërpunon dramën “Persuasion” të autores Jane Austen

 

Është publikuar traileri i parë i dramës së ardhshme amerikane, “Persuasion”, i cili vjen me regji të Carrie Cracknellit dhe skenar të shkruar nga Ron Bass dhe Alice Victoria Winslow.

Filmi bazohet në romanin me të njëjtin emër të autores së famshme, Jane Austen. Ai e sjell historinë e një gruaje të re të quajtur Anne Elliot, e cila është 27-vjeçare dhe ende e pamartuar. Megjithatë, shtatë vjet më parë ajo e kishte refuzuar një propozim për martesë nga Frederick Wentworth, një oficer detar i varfër por i guximshëm. Kur ai rikthehet në jetën e saj, por tani si një kapiten i dekoruar dhe i suksesshëm, Anne e gjen sërish veten të ndarë mes detyrimeve të saj dhe dëshirave të zemrës.