Showbiz

Sharon Stone: Kam humbur 9 fëmijë nga aborti spontan

Foto: AP
 

Sharon Stone ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga aborti spontan.

Aktorja 64 vjeçare, nënë e tre djemve, Roanit, 22-vjeçar, Lairdit, 17-vjeçar dhe Quinnit, 16-vjeçar, përmes birësimit, insiston se gratë janë të detyruara të mendojnë se humbja e një fëmije është "diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi”, por ylli i “Basic Instinct” thotë se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.