Showbiz

Atkinson shpjegon pse njerëzit duhet të bëjnë shaka me çdo gjë

 

Legjenda e komedisë, Rowan Atkinson, po kthehet në ekranin e vogël në Netflix këtë muaj, me ardhjen e serialit të tij krejtësisht të ri Man vs Bee.

Duke marrë rolin e personazhit të ri, Trevor Bingley, ne do shikojmë sesi ai gjen një punë të re si kujdestar në një rezidencë luksoze, të mbushur plot me gjëra të çmuara dhe një qen të adhurueshëm të quajtur, Cupcake. Megjithatë, kur një bletë arrin në skenë, lind një rivalitet dramatik, i cili çon në të gjitha llojet e kaosit që do të prisnit nga një projekt i drejtuar nga Atkinson.