Showbiz

Heard urdhërohet t’ia paguajë Deppit dëmshpërblimin prej 10.3 milionë dollarësh

Foto: AP
 

Gjykatësja në gjyqin e shpifjes Johnny Depp-Amber Heard zyrtarizoi të premten dëmshpërblimin e caktuar nga juria në gjykatën e Qarkut Fairfax të Virxhinias në fillim të këtij muaji, me një urdhër me shkrim që Heard t'i paguajë Deppit 10.35 milionë dollarë për dëmtimin e reputacionit të tij duke e përshkruar veten si viktimë e abuzimit në familje në një artikull op-ed që ajo shkroi.

Gjykatësja Penney Azcarate, urdhëroi edhe Depp-in t'i paguante Heard-it 2 milionë dollarë, dëmshpërblim që juria ka caktuar në kundërpadinë e Heardit se ndaj saj ishte shpifur nga një prej avokatëve të Depp-it, raportoi Associated Press të shtunën.