Showbiz

Kostumi i Captain America, më i keqi nga të gjithë superheronjtë

 

Aktori 41-vjeçar, Chris Evans, ka rrëfyer se mendon që kostumi patriotik i superheroit të Marvelit nuk ishte më i miri nga kolegët e tij, duke përfshirë Black Widow (Scarlett Johansson), Thor (Chris Hemsworth) dhe Tom Holland (Spider-Man).

“Është kostumi për të dhe funksionon për të, por nëse po e matim kundër të gjithë Avengers, le të jemi të sinqertë: nuk është më i miri. Dreqin, ata janë të gjithë më të mirë se i imi. Qoftë Scarlett [Johansson], qoftë [Chris] Hemsworth, qoftë Tom Holland”, ka thënë aktori.