Showbiz

Planifikohet filmi biografik për Michael Jacksonin

 

TJ Jackson dëshiron të bëjë një biografi të ikonës së popit, Michael Jackson. Nipi i mbretit të muzikës Pop dëshiron të bëjë një film biografik për të.

Krijuesi i hitit "Billie Jean" vdiq në qershor të vitit 2009, në moshën 50-vjeçare, por TJ Jackson, djali i Tito Jackson, do të donte të bënte një biografi, që do të ndihmonte në riformulimin e akuzave "të tmerrshme" të abuzimit seksual, që janë bërë që nga vdekja e Michaelit.