Showbiz

Anulohet koncerti i Harry Stylesit në Kopenhagë

Foto: AP News
 

Është anuluar koncerti i yllit britanik të muzikës, Harry Styles, në Kopenhagë të Danimarkës.

Kjo për shkak të ngjarjes tragjike që ndodhi në një qendër tregtare në afërsi të lokacionit ku do të mbahej koncerti, me ç’rast një burrë shtiu me armë zjarri brenda kësaj qendre duke i vrarë tre persona dhe duke i lënduar tre të tjerë.