Showbiz

Filmi i dytë “Knives Out” do ta ketë premierën në festivalin e Torontos

 

Regjisori dhe skenaristi, Rian Johnson, ka treguar se vazhdimi i dytë i filmit hit “Knives Out”, do ta ketë premierën botërore këtë vit në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Toronto.

Projekti i shumëpritur nga publiku me titull, “Glass Onion: A Knives Out Mystery”, do të shfaqet në edicionin e 47-të të festivalit kanadez i cili mbahet nga data 8 deri më 18 shtator.