Showbiz

Beyonce bëhet pjesë e TikTokut

 

Beyonce ka publikuar videon e saj të parë në TikTok, një përmbledhje e fansave që kërcejnë dhe këndojnë këngën e saj të re.

Këngëtarja 40-vjeçare iu bashkua platformës në dhjetor dhe të enjten (14.07.22) ajo më në fund postoi videon e saj të parë dhe e bëri të gjithë katalogun e saj muzikor në dispozicion të përdoruesve të tjerë, për t'i përdorur si tinguj mbështetës për klipet e tyre.