Showbiz

Jackie Chan nis xhirimet e filmit të ri në ish-bastionin e ISIS-it në Siri

 

Një qytet i braktisur që nga një operacion i vitit 2018 për t’i larguar xhihadistët, Hajar al-Aswad, po rikthehet në jetë, por tashmë si një mjedis për një film aksion të prodhuar nga Jackie Chan.

“Home operation” është frymëzuar nga evakuimi i shtetasve kinezë dhe të tjerë të huaj nga lufta në Jemen, një operacion që u pa si një pikë referimi për Pekinin.