Showbiz

Jason Momoa “përfshihet në aksident me motoçikletë”

 

Ylli 42-vjeçar i “Aquaman” ka shpëtuar pa lëndime pas përplasjes pranë Calabasas të dielën, kur makina e tij goditi motoçiklistin, i cili dyshohet se u përmbys në korsinë tjetër teksa po vinte rreth një kthese të mprehtë.

Faqet e internetit kanë postuar pamje që duket se tregojnë aktorin duke u kthyer në makinën e tij, ndërsa mjekët kujdesen për motoçiklistin, i cili më pas raportohet se u dërgua në spital për t’u trajtuar me lëndime të lehta, duke përfshirë mavijosje në këmbë.