Showbiz

Lansohen pamjet e para të dokumentarit të reperit Post Malone

Foto: AP/Associated Press
 

Është publikuar traileri i parë i dokumentarit të ardhshëm të reperit Post Malone, “Runaway”.

Filmi i cili do ta ketë premierën në platformën “Freevee” më 12 gusht, sjell pamje nga turneu i vitit 2019 i reperit në Amerikën Veriore si dhe përfshinë pamje të prapaskenave, performanca live dhe intervista me Malone dhe personazhe të tjerë.