Showbiz

Pasuria e majme dhe jeta personale e Xhakës shfaqen në dokumentarin e Arsenalit

 

Pasi lejoi “Amazonin” të filmonte në shtëpinë e tij për dokumentarin lidhur me Arsenalin, mesfushori shqiptar Granit Xhaka ua ka dhënë tifozëve mundësinë që të shohin diçka nga pasuria e tij e majme dhe jeta personale.

29-vjeçari është figurë kyçe e Arsenalit, ndërsa për shkak të përplasjes me tifozët më 2019 ka edhe tifozë të shumtë që e kanë kritikuar. Pasi me bujë pati humbur shiritin e kapitenit dhe me kohë arriti të kthente tifozët për vete, Xhaka ka folur në dokumentarin “All or Nothing” duke treguar se “s’ka asgjë çfarë të fshehë”.