Showbiz

Viktima, atëherë e mitur, dëshmon abuzimet seksuale të R. Kellyt

R. Kelly
Foto: AP
 

Kelly u tha prindërve dhe “Minor 1” se duhej të largoheshin nga Çikago, duke ua paguar udhëtimin në Bahamas dhe Cancun, Meksikë. Kur u kthyen, prokurorët thonë se Kelly kërkoi të izolonte “Minoren 1”, duke e zhvendosur atë në hotele të ndryshme

Gjyqi federal i R. Kelly në Çikago, që fillon të hënën, është në shumë mënyra një përfundim i gjyqit federal të pornografisë së fëmijëve të vitit 2008, në të cilin juristët e liruan këngëtarin nga akuzat se prodhoi një video kur ishte rreth 30 vjeç duke bërë seks me një vajzë jo më të madhe se 14 vjeçe.

Ka një ndryshim të madh: Këtë herë, thonë prokurorët, ajo do të dëshmojë.