Showbiz

Vdiq aktorja Anne Heche, nëntë ditë pas aksidentit fatal me veturë

Foto: AP/Associated Press
 

Anne Heche, aktorja e shpërblyer me çmim “Emmy” e cila u bë e famshme gjatë viteve ’90 dhe gëzonte një karrierë të suksesshme në Hollywood, vdiq nga lëndimet e marra në një aksident me veturë. Ajo ishte vetëm 53-vjeçare, raportoi të hënën agjencia e lajmeve “AP”.

Në mënyrë paqësore, Heche u shkëput nga aparati që po e mbante gjallë, bëri të ditur zëdhënësja e aktores së dielën (14 gusht).