Showbiz

Harry dhe Meghan së shpejti rikthehen në Britani të Madhe

Foto: AP/Associated Press
 

Çifti i njohur mbretëror, Harry dhe Meghan, do ta vizitojnë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë në javën e parë të shtatorit, raporton CNN-i.

“Duka dhe dukesha e Sussexit janë të lumtur që do t’i vizitojnë disa prej organizatave bamirëse të cilat i kanë për zemër, në shtator të këtij viti”, deklaroi zëdhënësi i çiftit të hënën (15 gusht).