Showbiz

Blaku: Nuk është më Ulqini siç ka qenë dikur

 

Aktori Adnan Blaku thotë se më vera në Ulqin nuk është siç ka qenë dikur. Ai thotë se derisa në të kaluarën ka pasur mbrëmje të mëdha me aktorë e këngëtarë të shumtë, tash mbrëmjet nuk janë të tilla.

“Nuk është më ai Ulqin, se di pse. Çdo vit unë jam në Ulqin, por nuk janë ato mbrëmje të mëdha që kanë qenë me Danin, Afrimin, Medën, Labin, Sinanin, me këngëtarë të mëdhenj. Nuk janë më ato mbramje. E dimë na të gjithë jemi dëshmitarë ku kanë qenë mbi 20 artistë në Ulqin, gjithku ishte mirë. Tash më nuk është ashtu”, ka thënë Blaku për “1KL” në KTV.