Showbiz

A$AP Rocky deklarohet i pafajshëm në akuzat për sulm me armë zjarri

Foto: AP
 

Reperi A$AP Rocky u deklarua i pafajshëm të mërkurën në Los Anxhelos, në akuzat se ka qëlluar me armë zjarri një ish-mik dhe partner të muzikës gjatë një debati.

I dashuri i superyllit të muzikës, Rihanna dhe babai i djalit të saj tre muajsh, është i akuzuar për dy vepra penale për sulm me një armë zjarri gjysmë automatike, raportoi Daily Mail të mërkurën.