Showbiz

Ye nuk do të përballet me akuza për goditjen e një fansi

Foto: AP/Associated Press
 

Një problem ligjor më pak për Kanye Westin. Reperi nuk do të përballet me akuza kriminale për goditjen e një adhuruesi jashtë një hoteli në Los Angeles, ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në muajin janar. Kështu bëri të ditur ueb faqja për të famshëm, “TMZ”.

Zëdhënësi i avokatit, Mike Feuer, përmes një deklarate për media bëri të ditur se zyra e tyre kishte kryer “shqyrtim të plotë dhe të kujdesshëm të të gjitha provave”, dhe përfundimisht ka përcaktuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta paditur reperin.